“1, 2, 3 shtyni”! Vapë, zjarr dhe përplasje të forta jashtë Parlamentit

Në Kuvend mbahet mes debatesh seanca plenare, që është ndërprerë tre herë, kurse jashtë përfaqësues të opozitës po zhvillojnë protestë që prej orës 10:00.

Protesta është thirrur pas publikimit të emisionit të televizionit italian Rai 3. Për këtë të fundit, deputetët demokratë kanë kërkuar mocion me debat, gjë që nuk është pranuar për t’u futur në rendin e ditës dhe më pas u rrëzua nga shumica.

Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë teksa janë ndeshur me forcat e rendit. Teksa gomat vijojnë të digjen, protestuesit kanë hedhur tymuese në drejtim të uniformave blu. Ndërkohë, automjeti ujëhedhës është në gatishmëri për çdo situatë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *