Mbrëmjen e sotme Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e fundit miqësore me Azerbajxhanin përpara se të nisë Kampionatin Europian. Miqësorja do të luhet në orën 19:00 në stadiumin “Haladas Sportkompleksum” në Hungari.
Më datën 8 Qershor, kuqezinjtë do të nisen për në Gjermani, si skuadra e parë që mbërrin për finalet e Euro 2024, ku do të akomodohet në ‘Kaiserau Sportcenter’, ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.