Luizi ndan momentin e ëmbël duke i kënduar vajzës

Këngëtari shkodran dhe fituesi i edicionit të dytë të BBVIP, Luiz Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video të ëmbël me vajzën e tij, Luna Mari.

E vogla është zgjuar nga gjumi me zërin e babit të saj, i cili po i këndonte në shtrat teksa Luna dukej që po e shijonte muzikën.

Nga ana tjetër në videon e postuar duket qartë që Kiara Tito po shijonte gjumin, ndërsa Luizi merrej me vajzën e tyre.
“Siç flemë ashtu edhe zgjohemi”- ka shkruar këngëtari krahas videos me të voglën e tij, duke treguar se Lunën e merr gjumi me këngët e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *