Rreth orëve të para të mëngjesit në aksin Laç-Fushë Mamurras ka ndodhur një aksident me vdekje.
Automjeti me drejtues 43-vjeçarin me iniciale K.M., dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierën ndarëse të rrugës.
Si pasojë e përplasjes 43-vjeçari banues në Bushnesh Krujë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.