Kryeministri Rama ka reaguar sërish ndaj akuzave të kryedemokratit Basha. Ky i fundit tha se Rama provokoi incidentin me turmat që u përplasën sot në qytetin e Elbasanit.
Qytetarët u përplasën fizikisht, dhe u desh ndërhyrja e forcave policore për të qetësuar situatën. Në postimin e publikuar në ‘Twitter’, Rama i’u drejtua Bashës duke thënë se është një manekin qesharak i pengmarrësve, pasi shkon në festën e Elbasanit me flamuj partied he me një turmë ulëritësash. Ai i bën thirrje Bashës që të ndahet nga Berisha dhe Iliri.
Postimi i Ramës:
Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë!