Loredana Zefi këngëtarja me origjinë nga Kosova e lindur në Zvicër ka vendosur të shijojë pushimet me partnerin e saj.
Loredana së fundmi po shijon një lidhje dashurie me futbollistin e Borussia Dortmundit Karim Adeyemi dhe mesa duket ka vendosur t’i mburret partnerit me plazhet dhe destinacionet turistike shqiptare si Green Coast.
Këngëtarja është e njohur për hitet e saj që kanë kryesuar listat muzikore si “Bonnie & Clyde” dhe “Kein Plan”.
Ajo mesa duket ka menduar të rri disa ditë të qeta dhe të marrë energji të reja dhe pse jo mbase për frymëzim për një hit të ri.