Investimet e huaja dominojnë pasuritë e paluajtshme

Investimet e huaja direkte e kanë nisur me rritje edhe këtë vit.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për tremujorin e parë të vitit investimet e huaja direkte arritën vlerën e 354 milion eurove, niveli më i lartë historik për këtë periudhë të vitit. Investimet e huaja janë rritur me 15.3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithatë, rritja e investimeve të huaja tashmë po dominohet dukshëm nga fitimet e rriinvestuara të ndërmarrjeve, ndërsa injektimet e reja të kapitalit janë pothuajse në stanjacion.

Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet e riinvestuara arritën në 209 milion euro, ose sa 59% e fluksit total të investimeve të huaja direkte. Ato u rritën me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, injektimi i kapitaleve të reja kishte vlerën e 144 milion eurove, me një rritje vjetore me vetëm 1%. Rritja e investimeve të huaja në zërin e fitimeve të riinvestuara është e lidhur edhe me forcimin e lekut në kursin e këmbimit

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *