Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se beteja kundër taksimit të Profesioneve të Lira është beteja që bëhet për shqiptarët dhe kundër një sistemi të korruptuar dhe abuziv që ka prekur jetën e shqiptarëve dhe do të prekë dhe xhepat e tyre. Të gjitha argumentet e opozitës janë depozituar në në Gjykatë Kushtetuese.
“Më pak se një javë na ndan nga seanca në 18 qershor për tatimin antikushtetues dhe të padrejtë në Gjykatën Kushtetuese për Profesionet e Lira. Pothuajse 30 mijë profesionistë të lirë po paguajnë një tatim 30% deri në 50% të xhiros. Ky tatim është më i lartë se çdo tatim tjetër në republikën e Shqipërisë dhe është i padrejtë për këtë shtresë të mesme e cila siç më thonë profesionistët nga avokatë e noterë deri tek profesionet digjitale si programues janë duke mbyllur masivisht bizneset e tyre apo janë në plane për t’i transferuar jashtë ato..
Kjo është një betejë për punën, një betejë për shtresën e mesme. Kjo është një betejë që e ndjejnë që tatimi i padrejtë është duke i Ndërkohë që një pakicë janë duke u favorizuar. Gjatë kësaj kohe kam qenë në një diskutim të hapur me profesionistët e lirë dhe këtë javë do të vazhdojmë ta tkohemi dhe të koordinojmë përpjekjet që në 18 qershor të kemi një prezantim gjithëpërfshirës. Për të treguar se si kjo taksë po e penalizon këtë shtresë; shtresën e mendimit, shtresën e profesioneve” tha ajo.