Aksident në Rrugën e Arbrit, plagosen dy persona, njëri në gjendje të rëndë

Mëngjesin e sotëm një aksident ka ndodhur në Rrugën e Arbrit ku dy persona raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Dy të plagosurit u dërguan në qendrën shëndetësore të Klosit ku kanë marrë ndihmën e parë.

Më pas ata janë dërguar në spitalin e Burrelit.

Raportohet se një prej të lënduarve është në gjendje të rëndë për jetën dhe do të transportohet drejt Tiranës.

Në aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur kokë më kokë në vendin e quajtur ‘Shkallët e Xibrrit’.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor janë në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *