Vijon seanca në Apel për vulën e PD, gjykata do të shprehet në fund për kërkesën e Rithemelimit. Më herët Rithemelimi kërkoi që Alibeaj të mos jetë palë në proces.
Gjatë paraqitjes së pretendimeve të palëve në seancën gjyqësore Ivi Kaso u shpreh se ankimimi është firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces.
Sipas tij vetë pala është akoma e paqartë se në cila pozita e ka bërë ankimimin.
“Kemi të bëjmë me një kërkesë ankimore të firmosur nga një palë që nuk ka qenë palë në proces dhe, siç thotë Gjykata e Lartë, palë që nuk ka bërë asnjë kërkesë procedurale për të qenë në proces. Vetë pala është e paqartë në çfarë cilësie procedurale ka firmosur. Ka firmosur si nënkryetar apo si përfaqësues me autorizim”, tha Kaso.