Qëlloi me gurë në drejtim të kryeministrisë, ndalohet 45-vjeçari

Mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar është ndaluar nga policia e Tiranës pasi ka qëlluar në drejtim të kryeministrisë me gurë.

Sipas policisë 45-vjeçari me iniciale U.K, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Në momentin kur po qëllonte me gurë ai ishte në gjendje të dehur.

Fillimisht 45-vjeçari është shoqëruar në polici dhe më pas është dërguar në spital.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *