Shtyhet sërish seanca për Fatmir Mediun për dosjen Gërdeci.
Avokatët e ish-ministrit të Mbrojtjes kërkojnë të kryhet një akt ekspertimi i ri financiar, pasi, sipas tyre, në kryerjen e aktit të parë nuk kanë qenë të pavarur ekspertët, por shtojcë e grupit të hetimit.
Avokati Henrik Logori tha se një nga ekspertët deklaroi se kishin kryer akt-ekspertimin ekonomiko financiar, jo si ekspert, por si nëpunës publik i atashuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme.
“Nëse doni të kuptojmë në ka pasur dëm ekonomik apo jo, duhet të pranohet kërkesa për kryerjen e një akti të ri” tha Mediu.
Prokurori Klodian Braho u shpreh se “nuk shohim ndonjë argument shtesë që të që të këtë një akt ekspertimi të ri”. Për rrjedhojë, Gjykata e Posaçme shtyu seancën për më 26 qershor.