Flasin mes lotësh prindërit e 11-vjeçares që u vra nga daja

11-vjeçarja Vasilika u vra nga daja e saj në Greqi pasi tentoi që ta përdhunonte. Duke folur për një media greke prindërit e Vasilikës shpërthyen në lot për humbjen e padrejtë të vajzës së tyre.

Ata i kërkojnë përgjigje autoriteteve greke për burgosjen e dajës së vajzës pasi edhe në vitin 2017 ishte akuzuar për përdhunimin e një 14 vjeçarje.

E pyetur se çfarë do i thoshte vrasësit të fëmijës së saj, ajo u shpreh: Do ta shikoja në sy dhe do ta pyesja pse e bëri këtë me vajzën time. Më jep një përgjigje.

Ndërsa babai i Vasilikës duke u përpjekur të artikulojë disa fjalë për 37-vjeçarin tha: Nuk vinte shpesh. Edhe vajza ime lau makinën e tij.

Në vitin 2020, 37-vjeçari ishte dënuar në shkallë të parë nga gjykata e Zakynthos por kërkesa e tij për pezullimin e ekzekutimit të dënimit ishte pranuar deri në shqyrtimin e çështjes në Gjykatën e Apelit. Kështu ai u la i lirë me kushte shtrënguese ndër të cilat ishte edhe paraqitja në komisariatin e zonës së tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *