Me vulën në xhep, Këlliçi: Të premten protesta e 12-të tek Veliaj

Ish-kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi njoftoi sot se protesta e radhës përpara bashkisë së Tiranës do të mbahet ditën e premte.

“Prej 11 javësh ne tubohemi para Bashkisë së Tiranës, institucionit të dytë më të korruptuar në vend, që të dëgjohet zëri i së vërtetës, që të demaskohen hajdutët, që të dorëhiqet Erion Veliaj dhe bashkia tu kthehet qytetarëve.

Asgjë nuk na ka ndalur këto javë: as vapa, as presioni, as helmet dhe dhuna policore. Siç nuk na ndali asnjë kërcënim apo presion, edhe në betejën e gjatë për të rikthyer flamurin e Partisë Demokratike te demokratët.

Ju bëj thirrje që në këtë frymë të mblidhemi sërish të premten, ora 11:00, para bashkisë. Le të na prijë flamuri i Partisë Demokratike i rikthyer në shtëpi, flamuri i opozitës së vërtetë. Le të na prijë flamuri kuqezi i Shqipërisë.

Le të na prijë kauza dhe besimi se me qëndresë, me përpjekje, fitohet cdo betejë. Asgjë nuk na ndal më në luftën e drejtë dhe fitimtare për ta kthyer edhe bashkinë në normalitet dhe legalitet” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *