Mori 108 mijë euro, arrestohet mashtruesi në Tiranë

Ditën e sotme u arrestua 32-vjeçari Klevis Berberi banues në Tiranë, i cili ka mashtruar duke shpërdoruar detyrën.

32-vjeçari nëpërmjet mashtrimit i ka marrë 54-vjeçares me iniciale F.M., shumën prej 108 000 euro. Ai ka falsifikuar deklaratën noteriale të bankës me qëllim përvetësimin e kësaj shume dhe të pronës që do të blihej nga ajo

Pasi është nënshkruar akti noterial për blerjen e pronës 54-vjeçarja duhet të ishte pronare e vetme e kësaj prone mirëpo Klevis Berberi e ka shitur pronën që ka qenë e vendosur kolateral për llogari të një banke të nivelit të dytë.

Ndërkohë materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *