Një sherr ka ndodhur mes deputetëve italian në Parlament gjatë diskutimit për autonomi të diferencuar me deputetin e Lëvizjes Cinque Stelle,, Leonardo Donno, i cili po përpiqej t’i jepte një flamur trengjyrësh ministrit Calderoli, u godit dhe u rrëzua përtokë.
Ai u largua nga salla me karrocë pasi sipas raportimeve ga Marco Grimaldi i Avs, ishte një anëtar i Lega Nord ai që goditi Donnon gjatë zhurmës.
Në sallë u vendosën flamuj trengjyrësh dhe u përmend himni i Mamelit, ndërsa disa deputetë pushtuan bankat e qeverisë duke thirrur “turp”, sipas asaj që raporton Ansa.
Seanca u ndërpre menjëherë. Pak para se të dilnin nga dhoma, disa deputetë brohoritën “Bella ciao”.