Shtyhet seanca e parë në Apelin e Posaçëm ndaj ish kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici.
Seanca është shtyrë më datë 20 qershor për shkak të mosparaqitjes së Alma Kaçit.
Safet Gjici u akuzua për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai u dënua me 3 vite burg nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe gjithashtu i është hequr e drejta e ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.
Ndërsa për Alma Kaçin gjykata vendosi dënimin me 1 vit e 6 muaj me gjykim të shkurtuar dënimi zbritje në 1 vit heqje lirie.