Hill: Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës për të hyrë në BE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se mendon se Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Pavarësisë së Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, por siç thotë ai, evropianët po kërkojnë vetëm normalizim.

Hill ka thënë për edicionin e sotëm të të përjavshmes “NIN” se përfaqësuesit e BE-së duan paqe dhe siguri në rajon, dhe sigurisht mes Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se ata e kanë thënë shumë qartë se ka anëtarë të BE-së që nuk e njohin Kosovën, kështu që çështja e vërtetë është të përpiqemi të arrijmë normalizimin ku ata kufij nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë”, ka thënë Hill, duke shtuar se dëshiron të shohë më shumë përparim në dialog.

I pyetur nëse BE-ja do të reduktonte tensionet në Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi ruso-kinez duke e anëtarësuar të gjithë rajonin, dhe nëse kjo është e mundur pa SHBA-në, Hill theksoi se BE-ja i merr vetë vendimet dhe se “kur një vend dëshiron të bëhet anëtare, SHBA-ja e mbështet, gjë që e bëjnë edhe me Serbinë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *