Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron me vlerë 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri.
Ai ndodhet në burg si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Bistri u jepte informacion bandave për operacionet e policisë.
Apeli i sekuestroi 3.1 milion euro pasuri mes të cilave 10 apartamente, 22 dyqane dhe një vilë luksoze.
Gjithashtu dhe një truall me sipërfaqe 200 m2 në rrugën e ‘Kosovarëve’ në Tiranë, garazh me sipërfaqe 87.8 m2 në Selitë dhe një ‘Range Rover Sport’ vit prodhimi 2012.