Kosova miraton sanksionet e reja për Rusinë dhe Iranin

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e sanksioneve ndaj Republikës Islamike të Iranit dhe kundër Federatës Ruse.

Kabineti qeveritar miratoi propozim-vendimin e zbatimit nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese ndaj Republikës Islamike të Iranit, propozim-vendimin për plotësimin e vendimit të Qeverisë nr.01/64 të datës 25 shkurt 2022 të për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së dhe ShBA për vendosje të sanksioneve ndaj federatës Ruse dhe Bjellorusisë në raport me situatën në Ukrainë dhe propozim-vendimin për zbatimin nga Republika e Kosovës të vendimeve të Këshillit të BE-së për vendosje të masave kufizuese lidhur me shkeljen serioze dhe abuzimin me të drejtat e njeriut në federatën ruse.

Në mbledhjen e Qeverisë, zëvendësministrja e Jashtme, Liza Gashi, ka thënë se sanksionet janë të koordinuara me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian e aleatët e tjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *