Serbia: Dënoni tifozët shqiptarë dhe kroatë, kënduan kundër nesh

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Serbe të Futbollit, Jovan Surbatoviç deklaroi se tifozët shqiptarë e kroatë kënduan dhe bënë thirrje së bashku kundër serbëve.

Ai kërkon që dy kombëtaret të dënohen, ose në të kundërt Serbia nuk do të marrë pjesë në Kampionatet Europiane.

“Kjo është skandaloze. Federata do t’i kërkojë UEFA-s që të marrë sanksione. Kjo kërkon dënimet më të rënda në mënyrë që të mos përsëritet më.

Do kërkojmë që UEFA të ndëshkojë rëndë grupet e Shqipërisë dhe Kroacisë. Ne nuk do të marrim pjesë në kompeticionin europian nëse nuk dënohen keqbërësit. Presim dënime rigoroze”, tha Surbatoviç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *