Serbia: Dialogu me Kosovën është në komë

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç tha se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit është “në komë”. Kjo gjendje, sipas tij, nuk ka të bëjë asgjë me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, por me faktin se shtetet që kanë ndikim, nuk e përdorin atë.

Në një intervistë për transmetuesin publik të Serbisë, Gjuriç njoftoi për aktivitet intensiv diplomatik, duke theksuar se Parlamenti i ri Evropian është konstituuar dhe disa gjëra po ndryshojnë në Evropë. Sipas tij, viti i ardhshëm “mund të jetë viti në të cilin situata do të jetë më e favorshme”.

Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirollav Lajçak, qëndroi në Serbi më 19 qershor. Gjatë vizitës ai u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefin e diplomacisë, Marko Gjuriç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *