Enkelejd Alibeaj: Nuk rikthehem tek Berisha

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaron se nuk do i bashkohet Sali Berishës dhe grupit të tij pasi vula e Apelit i dha vulën e PD-së. Ai thekson në një postim të gjatë në Facebook arsyet se përse është kundër Sali Berishës.

Unë jam demokrat sepse besoj te vlerat për të cilat dikur lindi si PD. Ama nëse për të qenë “demokrat” kushti është të jesh “berishist” dhe me Sali Berishën, nuk jam i tillë.

E duke pretenduar të mos jem pjesë e modelit të vjetër në politikë, duke u perpjekur të jem koherent me qëndrimet e deritanishme deklaroj se nuk i bashkohem grupit parlamentar të PD të drejtuar nga Sali Berisha.

Kjo është zgjedhja ime në shenjë respekti ndaj vendimit të gjykatës, qëndrimit tim të deritanishëm, atyre që e mendojnë ndryshe nga unë, dhe ndjesisë së trishtë se një PD e tillë, kështu as nuk i shërben shqiptarëve që duan ndryshimin e as ata të japin dot besimin” shkruan ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *