Kondori pëqafon njeriun i cili i shpëtoi jetën!

Kondori vjen deri te Edgardo dhe vendos kokën në krahët e burrit dhe gëzon një përkëdhelje. Ai madje hap krahët e tij në mënyrë që të mund të marrë një përqafim të dashur. Kjo miqësi e pamundur filloi pasi Edgardo shpëtoi zogun më të madh të Amerikës. Ai e gjeti atë në oborrin e shtëpisë së tij në Loncopué, Argjentinëme, me njërën nga këmbët të lënduar kur ishte vetëm një zog i vogel. Ai i vuri nofkën “Condorito”.Kondori është zogu më i madh i Amerikës së Veriut, ndërsa zogu në fjalë kur ishte i vogël kishte rënë nga foleja e tij duke humbur familjen. Për fat, Edgardo e gjeti atë dhe e shpëtoi, duke u kujdesur  e ushqyer, e rrjedhimisht duke i mësuar të fluturojë.

Condorito tani jeton plotësisht i lirë , por ai vjen dhe viziton shpëtimtarin e tij herë pas here për të thënë “përshëndetje”.Këto janë momentet prekëse të takimit  Shpendi gjigand duket qartë që nuk e harron shpëtimtarin  teksa e përqafon me krahët e hapur.

Në video, kondori shihet që ecën drejt Edgardo e nuhat atë me dashuri dhe më pas nis përqafimin e tij. Edgardo thotë: “Hej, si je, si ja çon? Sa i bukur qenke bërë”. Miqësia e tyre nuk do të shuhet kurrë!

/Burimi White Wolf/ përshtati në shqip Priza.al/

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *