Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se pasditen e sotme ka marrë një telefonatë nga ish-truproja i ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul Agustin Deda, të cilit i doli emri sot në operacionin “Shpirti”. Në një status në Facebook, Lala shkruan se e kishte pyetur Dedën për ditëlindjen, emrin e nënës e të babait pasi policia e kishte deklaruar të arrestuar.
Gazetarja shton më tej se policia jonë ose është e paaftë, ose fsheh ndonjë gjë më të madhe, por nuk harron të kërkojë që kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, të heqë kapelën. Edhe Hekuran Marku, ish-kolegu i Dedës, është gjithashtu në arrati, informon Klodiana Lala.
“Paul Agustin Deda ish-shoqerues i Saimir Tahirit me telefonoi nga arratia. U habita me thene te drejten. E pyeta per ditelindjen, emrin e babait, te nenes, rrugen ku banonte, etj. U binda qe ishte ai. Kundershtoi akuzat; e drejte e tij. Cdo i dyshuar i mohon. Detyre e SPAK tja provoje. Policia e Shtetit e coi ne pranga tere diten. Tani, keta o jane te paafte ose po perpiqen te fshehin ndonje gje te madhe shume. E dyta here qe policia kapet ne flagrance duke genjyer.
Njehere per ngjarjen e tmerrshme te Elbasanit, e diten e sotme. Ard Veliu hiq kapelen! ps.as Hekuran Marku nje tjeter ish-pjesetar i grupit te shoqerimit te ish-ministrit te Brendshem eshte ne arrati…”- shkruan Lala.
Agustin Deda është vetëm një nga 38 emrat për të cilët u prenë fletë-arrestet në kuadër të operacionit “Shpirti” dhe akuzohen për trafik të narkotikëve. Deda u akuzua bashkë me ish-kolegun Hekuran Marku, i cili ka qenë gjithashtu truproja e ish-ministrit Tahiri.