Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka caktuar 7 masa për mjekë të spitalit të Onkologjikut në QSUT.
Mjekët e Onkologjikut janë nën hetim për ilaçet e kimioterapisë.
Ata nuk ofronin shërbim dhe i dërgonin klientët në një klinikë private.
Gjykata ka vendosur “detyrim paraqitje” dhe “arrest shtëpie” për shtatë mjekët e Onkologjikut.
Në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” është Koordinatori Emiljano Lela, mjekja Alketa Ymeri (Pere), Zv/drejtoresha në QSUT Brikena Qirjazi, Drilona Kishta dhe Halil Gashi ia akuzuar për fshehje të ardhuarve.
Ndërsa në arrest shtëpie është mjeku Edmond Gashi.
Gjithashtu Florian Marku, administrator i Flori Farma i akuzuar për veprën penale ‘Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabande’ dhe ‘Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabande’.