Kapriçiot e motit/ Pas reshjeve rikthehen temperaturat e larta, sinoptikania: Shira në Juglindje, i nxehti afrikan do të kthehet…

Dita e sotme solli reshje shiu për disa zona, duke sjellë ulje të temperaturave dhe pak freskim gjatë mëngjesit.

Në një lidhje skype për ‘News24’ sinoptikania Lajda Porja, tha se era në zonat bregdetare do të shkaktojë det të trazuar, ndërsa theksoi se dita e nesërme do të jetë më e stabilizuar.

Mes të tjerash, Porja, tha se, i nxehti afrikan mund të rikthehet në muajin gusht.

“Sot problematike dita do të jetë për pushuesit, pasi do të jetë një det i trazuar. Gjate natës do të kemi qetësim të erës dhe dita e nesërme do të jetë e mirë. Do të ketë rrebeshe shiu afatshkurta, si në Pogradec.

Temperaturat e larta afro 41.6 gradë që u shënua në qarkun e Beratit kanë qenë më të larta në këtë verë. Moti parashikohet që deri në 7 të kemi temperatura të freskëta.

Ndërsa në datën 9 do të ketë rritje temperaturash. Muaji korrik do të ketë temperatura të muajit të vetë, deri në 38 gradë. Nuk parashikohet që të kemi në korrik këto shifra, por nuk përjashtohet mundësia që këto valë të rikthehen në gusht. Deri në datën 10, moti do të jetë i kthjellët në zonat bregdetare”,- tha Porja.

/Burimi: BW/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *