“Ora policore” u zgjat edhe me një orë nga “Komiteti i Ekspertëve”, por të rinjtë në mbarë Shqipërinë as e kanë respektuar dhe as kanë dashur t’ia dinë, duke përfituar edhe nga standardet e dyfishta me të cilat vepron shteti.
Për pasojë në shumë raste të rinjtë gjatë natës në harbim e sipër nuk u kanë shpëtuar as aksidenteve me automjete, herë pas here me pasoja fatale.
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit. Sipas mediave aksidenti ndodhi rreth orës 05:40 të mëngjesin pranë Currilave.
Pesë automjete janë përplasur, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale, teksa një vajzë e re, sipas dëshmitarëve, ka mbetur e plagosur.
Ajo është transportuar me ambulancë në spital. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
/Priza.al/