Hapja e tunelit të Llogarasë, Berisha: Ka kushtuar 12 mijë euro për çdo turist apo banor të asaj zone

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me hapjen e tunelit të Llogarasë.

Berisha tha se tuneli i Llogarasë është vepra e dytë më e madhe korruptive pas djegësve.

“Tuneli i Llogarasë, u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, dy rroga mujore të çdo shqiptari, 180 mln euro, por e llogaritur për banorë dhe shtretërit turistik, ky del tuneli më i paleverdishëm, më i kushtueshëm i planetit”, u shpreh Berisha.

Sipas tij ky tunel i ka kushtuar 12 mijë euro për çdo turist apo banor që jeton në atë zonë.

“Por në rast se e llogarisim për banorë, pra tu shtojmë këtyre shtretërve edhe numrin e banorëve që banojnë gjithë vitin në këtë zonë, që nuk arrin kurrë në 4 mijë, atëherë i takon që për çdo frymë të jetë investuar në këtë tunel, 12  mijë euro”, tha Berisha.

Më tej Berisha theksoi se ky tunel del më i kushtueshmi i planetit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *