Bardhi dhe Noka ‘zbresin’ në Kombinat: Ejani të rrëzojmë Ramën në 11 Korrik

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi kanë zhvilluar takime me banorët e Kombinatit në Tiranë.

Noka u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së datës 11 Korrik kundër regjimit autokrat e antishqiptar të Edi Ramës. “Protestës së 11 korrikut duhet ti bashkohet çdo familje, çdo biznes, çdo qytetar, që është prekur nga regjimi autokrat i Ramës.

Synimi i vetëm i tij është të pasurojë veten, familjarët e tij, ministrat, zyrtarët, drejtorët, duke lënë në mjerim ekonomik shqiptarët, të cilët rrugë të vetme për të shpëtuar nga ky regjim kriminal e banditesk gjejnë largimin nga vendi,” u shpreh Noka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *