Referuar skandaleve të fundit, deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se korrupsioni nuk luftohet me ata që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive.
“Sot, korrupsioni është kthyer në endemik, në çdo qelizë të shoqërisë qoftë në nivelin qendror dhe në atë lokal. Në bllok qeverisja i ka dal për zot çdo afere korruptive, çdo kontrate koncesionare por dhe çdo individi të përfshirë. Por a mund të jenë këto që janë bërë mburojë e korrupsionit për vite me radhë zgjidhja për situatën që ndodhet sot Shqipëria?
Lufta kundër korrupsionit duhet të ishte bërë prioritet kombëtar vite më parë. Dhe jo ajo që po bëhet sot si një alibi për të dalë nga situata ku janë zhytur. A mund të jetë ilaçi për të shëruar një sëmundje ai që e ka shkaktuar këtë sëmundje?
Kjo natyrisht duhet të ndodhë ndryshe, me një mendësi të re, me një ide të re, me një vizion të ri por edhe me një ekip të ri. Me këto njerëz që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive ku janë bërë mbulesë e korrupsionit ne patjetër që nuk mund ta luftojmë atë qoftë edhe për procesin e integrimit”, tha ajo.