Vangjel Tavo kandidat i PS-së për bashkinë e Himarës

Vangjel Tavo aktualisht prefekt i Qarkut të Vlorës është votuar nga kryesia e Partisë Socialiste si kandidat për zgjedhjet në bashkinë e Himarës.

Presidenti Bajram Begaj caktoi 4 gushtin si datë për zgjedhjet e Himarës, pasi me praninë e Fredi Belerit në sallë KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

“Vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësuese e atij komuniteti”, u shpreh Blendi Klosi, kreu i grupit të PS.

Gjithashtu kongresi i Partisë Socialiste ishte parashikuar të mbahej me 20 korrik por është shtyrë me datë 27 korrik.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *