FOTO/ Sapo kishte dal nga burgu, u qëllua me armë zjarri shqiptari në Greqi

Gjatë orëve të para të mëngjesit në Peristeri të Greqisë 22-vjeçari shqiptar u qëllua me armë zjarri në momentin ku po udhëtonte si pasagjer në makinën e tipit “Smart”.

22-vjeçari shqiptar është Dhjonis Kapllani nga Erseka dhe ditën e djeshme ai sapo kishte dalë nga burgu pasi ishte dënuar për trafik droge.

26-vjeçar grek me makinën e tij tip “Audi” e ka ndjekur shqiptarin dhe në momentin kur ai ka zbritur nga Smarti, greku e qëlloi atë me armë zjarri.

Si pasojë 22-vjeçari ka mbetur i plagosur në kofshë dhe është dërguar në spital për të marr mjekimin e duhur.

Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja dhe 2 predha arme zjarri të kalibrit 7.62 mm.

Nga hetimet e deritanishme të policisë dyshohet se personi që ka plagosur 22-vjecarin Dhjonisi Kapllani, është një grek 26-vjecar me mbiemrin Filanthropopoulos, i cili rezulton me precedentë penalë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *