Personalitete të drejtësisë amerikane takojnë Dumanin, ambasada amerikane: Krenarë që mbështesim SPAK

Ditën e sotme një delegacion nga drejtësia amerikane ka vizituar SPAK dhe u takua me kreun Altin Dumani dhe me disa prokurorë.

Në takim u diskutua mbi përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit të së drejtës.

Ambasada e SHBA-së në vendin tonë bën të ditur se pjese e grupit të takimit ishin Trina Higgins, Prokurore e SHBA-së për Distriktin e Jutës; Kryegjyqtari Robert Shelby nga Gjykata e Qarkut të Jutës; dhe gjyqtarja Paige Petersen e Gjykatës së Lartë të Jutës.

“Krenare që mbështesin SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë të cilat po ndërtojnë një demokraci më të fortë për popullin shqiptar”, tha ambasada e SHBA.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *