Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi me anë të një postimi në rrjetin e tij social facebook ka publikuar disa foto me simpatizantët e opozitës dhe me qytetarët.
Këlliçi shprehet se qytetarët po e presin me padurim ndryshimin dhe largimin e kësaj qeverie antikombëtare.
“Njësia 5 do të jetë aty, në protestë përballë kryeministrisë, për të kërkuar llogari për çdo padrejtësi e vjedhje që firmoset në atë godinë, mbi të gjitha për qindra milionat e vjedhura deri tani me inceneratorin fantazmë dhe skemën kriminale 5D! O sot, o kurrë ”, u shpreh Këlliçi.