Spanjë-Angli, finalja e madhe e Euro2024

Spanjë-Angli në finalen e Euro2024. Ollie Watkins hyri në lojë në minutën e 81-të. Zëvendësoi kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Dhe Watkins ishte vendimtar në kualifikimin e Anglisë në finale të Euro 2024. Në gjysmëfinalen ndaj Holandës, të mërkurën mbrëma në Dortmund, Watkinsi shënoi golin e fitores 2-1.

Në minutën e 91-të ai gjuajti shumë bukur nga zona dhe realizoi për fitoren e madhe. Goli i Watkinsit u shënua kur pritej që ndeshja të shkonte në shtesë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *