‘Ushtari i rrugës’ që zë vendin e Hashim Thaçit/ Memli Krasniqi zgjidhet në krye të PDK-së

Këngëtari i rap-it, Memli Krasniqi, është zgjedhur sot kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, duke zëvendësuar në këtë detyrë ish-liderin historik dhe komandant të UÇK-së, Hashim Thaçi. Në votim morën pjesë 476 delegatë, ku 7 ishin kundër dhe 1 abstenoi.

Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kryetar të PDK-së. Krasniqi fill pas fitores, falënderoi për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë.

“Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate… Se si duhet të operojë sot PDK, mbi këtë situatë politike, duhet të flasim hapur për disa gjëra, e të mendojmë nga e ardhmja. Ne sot jemi opozitë. Kanë qenë edhe gabimet tona, që i kanë kontribuuar kësaj situate.

Tags - Bota Sot

Ndoshta s’kemi mundur ta lexojmë krejt saktë disponimin e votuesve, prandaj edhe në dy palë zgjedhjet e fundit nuk kemi marrë mjaftueshëm mbështetjen e tyre. Reflektimi është i domosdoshëm. Nuk mund të vazhdojmë edhe më tutje njëjtë”, u shpreh Krasniqi.

PDK po përballej me mungesën e dy ish-udhëheqësve të saj dhe të UÇK-së, Kadri Veselit e Hashim Thaçit, të cilët shënuan një dekadë fitoresh për PDK-në, që nga viti 2007.

Por, në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, PDK doli e dyta me 17%. Kujtojmë se Memli Krasniqi, ka qenë më herët këngëtar, ndërsa një nga këngët më të njohura të tij është “Ushtari i rrugës”, ku ka qenë pjesë e grupit “Ritmi i rrugës”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *