Ish-presidenti amerikan Barack Obama ka reaguar i shqetësuar pas atentatit ndaj Donald Trump, duke e dënuar këtë akt në një postim në X.
“Nuk ka absolutisht vend për dhunë politike në demokracinë tonë. Ndërsa ne ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodhi, të gjithë duhet të ndihemi të qetë që ish-presidenti Trump nuk u plagos rëndë dhe ta përdorim këtë moment për t’u përkushtuar ndaj civilizimit dhe respektit në politikën tonë. Michelle dhe unë i urojmë shërim të shpejtë”, tha ai.