Berisha dënon sulmin ndaj Trump: Një akt i pashpjegueshëm kriminal

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas sulmit me armë ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e quajti këtë ngjarje një akt të neveritshëm kriminal.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të urryer kriminal ndaj Presidentit Donald Trump si një akt me të cilin kërkohet që me atentat, vrasje politike në fushatë elektorale të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA”, u shpreh Berisha.

Ai i uron shërim sa më të shpejtë Trump-it dhe kërkon që çdo person i përfshirë në këtë akt të përballet me dënimin më të rëndë ligjor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *