Debat në Kuvend/ Tabaku: Pse po bëhen ndryshime urgjente për armët?

Debate të fortë në seancën e sotme të Kuvendit. PS futi me procedurë të përshpejtuar një ndryshim në ligjin për armët. Por deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi shpjegime se po bëhen këto ndryshime të shpeshta.

Ligji i armëve u ndryshua para dy muajsh sepse një operator që merrej me shpërndarje e tre kërkoi që në listë të futeshin 2 lloje të ndryshme armësh municionesh,. Pra dy muajsh gjithë Parlamenti e ndryshoi ligjin me këtë kërkesë, komisionet brenda ditës u mblodhëm. Po ky ligj është ndryshuar para 6 muajsh.

Çfarë është kaq urgjente për ligjin e armëve që nuk u ndryshuar nga një operator tjetër që e ka kërkuar këtë? Pyetje legjitime, u mblodh parlamenti sepse një ofrues që shiste armë kërkoi ndryshimin e listës.

Tani po kërkoni sërish parlamenti të mblidhet. Si mund të mblidhemi me kërkesë të një operatori? Kush janë arsyet që nuk u ndryshuan dot para dy muajsh e po kërkohet të ndryshohet tani. Ky është një ligj jo i thjeshtë ka debat dhe prek shumë interesa, është i përafruar me legjislacionin e BE”, u shpreh Tabaku.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *