Rama: Përshpejtimi i procesit të legalizimeve, prioritet për bashkitë

Kryeministri Edi Rama theksoi nevojën e ngutshme për përshpejtimin e procesit të legalizimit të banesave gjatë një takimi me kryetarët e bashkive. Ai nënvizoi se bashkitë duhet të luajnë një rol aktiv në këtë proces dhe të vendosin prioritetet përkatëse për të ndihmuar qytetarët.

Rama deklaroi se është arritur progres, por ai nuk është i mjaftueshëm. “Nevojën për fillimin e punës bazuar tek vendimi i qeverisë… është e domosdoshme që bashkitë të përfshihen në proces,” theksoi ai. Kryeministri shtoi se kjo do të ndihmojë në mbështetje dhe zgjidhje të problemeve të legalizimit dhe do të shërbejë për monitorimin e punës në Kadastrë, e cila deri tani ka lënë për të dëshiruar.

Kryeministri gjithashtu e kritikoi situatën aktuale, duke kërkuar një sistem më transparent dhe më të efektshëm. Ai tha se “është e padrejtë që disa presin prej vitesh dhe disa të tjerë e marrin legalizimin, edhe pse janë aplikues të mëvonshëm.” Kryeministri kërkoi që të vendoset një rend i qartë dhe të përshpejtohet procesi për të gjithë qytetarët.

Përfundimi i procesit është parashikuar deri në vitin 2028, por Rama theksoi se duhet bërë gjithçka për të realizuar legalizimin e banesave sa më shpejt të jetë e mundur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *