Tashmë është zyrtare. Torino njoftoi blerjen e portierit shqiptar Etrit Berisha nga Spal.
Ish-portieri i Lazios, ka nënshkruar një kontratë 2 vjeçare me “granatat” me mundësi rinovimi edhe rinovimi edhe për një sezon të tretë.
Kujtojmë se te Torino, “gardiani” ynë kuqezi do të gjejë edhe tre shqiptarë të tjerë: Samir Ujkanin dhe Mërgim Vojvoda, pjesë e kombëtares dardane, si dhe 19-vjeçarin Altin Kryeziu.
/Priaz.al/