Dosja e inceneratorit të Tiranës/ Këlliçi: 10 pyetjet që presin përgjigje nga Dumani

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë publike sërish sot, pyetjet drejtuar Altin Dumanit në lidhje me denoncimet e PD-së për inceneratorin e Tiranës, aferën 5D dhe korrupsionin në bashkinë e Tiranës. Këlliçi deklaroi se, Partia Demokratike dhe ai, nuk do ti ndahen Erion Veliajt.

“Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, në cilësinë e kallëzuesit të dosjes së Inceneratorit Tiranë, i ka kërkuar informacion Drejtuesit të SPAK, Altin Dumanit për sa më poshtë:

  1. A janë lëshuar masa të reja arresti gjatë muajit korrik 2024?
  2. A është regjistruar nga ju Kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në regjistrin e njoftimeve të veprave penale?
  3. A është vlerësuar nga ju studimi i depozituar i IFC pasi ishte argumentimi i përdorur nga Erion Veliaj për fillimin e procedurave për dhënien me konçension të trajtimit të mbetjeve?
  4. A keni kryer ju një analizë financiare se si u rritën kostot me 3-fish nga studimi i propozuar i IFC?
  5. A keni kërkuar informacion mbi kompanitë që shtetasit Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto kanë regjistruar në Bullgari, Maltë, Zimbabve, Qipro, etj?
  6. A janë vlerësuar nga ju dokumentacioni i dërguar nga PD për Njësinë e Zbatimit të Projektit (NJZP)?
  7. A është vlerësuar nga ju Marrëveshja e lidhur midis Bashkisë Tiranë, Inspektoriatit të Mjedisit dhe kompanisë IEBV SPV sh.p.k. për menaxhimin e biznesit të dherave?
  8. A po verifikohen nga ju të dhënat që ju kemi vënë në dispozicion për kompanitë të cilat me urdhër të Bashkisë Tiranë nuk paguajnë për depozitimin e dherave?
  9. A po kryeni ju një analizë të detajuar sa kompani të pajisura me leje ndërtimi kanë depozituar dherat në landfillin e Sharrës? Sa prej tyre kanë kryer pagesat në vlerë monetare e sa me metër katrorë ndërtimi?
  10. A keni marrë masa për sekuestrimin e këtyre aseteve?

Disa kontrata kleringu ua kemi vënë në dispozicion për subjektin ITS sh.p.k. dhe ende nuk ka asnjë veprim për të parandaluar tjetërsimin e tyre” tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *