Mëngjesin e sotëm mediat serbe kanë shkruar se është vrarë një polic dhe është plagosur një tjetër.
Sipas deklarimeve të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e Kosovës me emrin Artan Hajziri.
Daçiç u shpreh se ky rast ka ndodhur pasi policia ka ndaluar një makinë tip “Mercedes” me targa të Tutinit, Serbi ku ndodheshin 2 persona.
Ndërkaq, sipas informatave të Klan Kosova nga organet e drejtësisë, në veturë dyshohet të ketë qenë edhe Faton Hajrizi, i arratisur më 6 korrik nga burgu i Smrekonicës.
Raportohet se Artani dhe Fationi janë vellezër.