Trump zyrtarisht kandidat për president: Luftërat mund t’i ndal me një telefonatë, do të shpëtoj Amerikën me murin në Meksikë

Vetëm pesë ditë pasi i mbijetoi atentatit ndaj tij gjatë një tubimi elektoral, ish-presidenti Donald Trump iu drejtua të enjten Kuvendit Kombëtar Republikan duke pranuar emërimin e tij si kandidat zyrtar për president, me një fjalim të projektuar për të bashkuar partinë e tij dhe më gjerë vendin, në mbështetje të kandidimit të tij të tretë radhazi për në Shtëpinë e Bardhë.

“Do të nisim së bashku një vit sigurie, begatie dhe lirie për qytetarët e të gjitha racave, besimeve, ngjyrave dhe përkatësive. Mosmarrëveshja dhe përçarja në shoqërinë tonë duhet të shërohet. Ne duhet ta shërojmë. Si amerikanë, jemi të lidhur së bashku nga i njëjti fat i përbashkët. Ngrihemi së bashku, ose rrëzohemi të gjithë. Unë po kandidoj për të qenë presidenti i të gjithë amerikanëve, jo gjysmës së amerikanëve, pasi nuk ka fitore nëse fitohet vetëm për gjysmën e Amerikës”, tha ish-presidenti Trump.

Duke pranuar me krenari emërimin si kandidat zyrtar për president i Partisë Republikane, ish-presidenti Trump premtoi se do të veprohet në mënyrën e duhur. Ai falenderoi popullin amerikan për “vërshimin e dashurisë dhe mbështetjes” pas atentatit të dështuar ndaj tij.

“Pata Zotin në anën time”, tha ish-presidenti Trump, pasi përshkroi se si plumbi për pak i mori jetën. “Nëse nuk do të kisha lëvizur kokën në atë moment, plumbi i vrasësit do të kishte goditur në shenjë dhe unë nuk do të isha këtu sot me ju. Nuk do të ishim së bashku”.

Ish-presidenti Trump sidoqoftë u bëri thirrje demokratëve të heqin dorë “nga gjuetia e shtrigave që kam përjetuar gjatë gati tetë viteve”, siç u shpreh ai dhe u kërkoi që të veprohet kështu pa vonesa dhe të mundësohet një proces zgjedhor në nivelin e merituar nga amerikanët.

“Nuk duhet të ndëshkojmë penalisht disidencën apo të demonizojmë marrëveshjet politike dhe kjo i ka ndodhur vendit tonë rishtazi në një nivel që nuk është parë ndonjëherë“, tha ish-presidenti Trump.

Duke falenderuar bashkëshorten e tij, ish-zonjën e parë Melania Trump dhe kandidatin e përzgjedhur për nënpresident të ardhshëm, senatorin J D Vance, ish-presidenti Trump u zotua për një vizion për të gjithë kombin.

“Të gjithë qytetarëve, qofshin të rinj, të vjetër, burra apo gra, demokratë, republikanë apo të pavarur, aziatikë apo hispanikë, ju shtrij dorën e miqësisë dhe besnikërisë“, tha ish-presidenti Trump.

Duke folur për konfliktet në Evropë, Lindjen e Mesme dhe një spektër në rritje konfliktesh të mundshme në Azi, ish-presidenti Trump tha se ka ardhur koha për ndryshim dhe për njerëz të fortë.

Trump u zotua ti japë fund konflikteve në botë, përfshirë atë në Ukrainë. Në adresimin e tij 92-minutësh – më gjatin ndonjëherë në historinë e Konventës – Trump i ka kritikuar ashpër politikat e jashtme të presidentit aktual, Joe Biden, përfshirë largimin kaotik të ushtarëve amerikanë nga Afganistani, në gusht të vitit 2021. Teksa ka përsëritur shumë pretendime të rreme, të cilat i ka bërë edhe në të kaluarën, për “vjedhjen” e zgjedhjeve më 2020, krimin në Shtetet e Bashkuara, ekonominë dhe politikat e imigrimit, Trump ka thënë se mund t’i ndalë luftërat “me një thirrje telefonike”.

Kandidatit republikan për president të SHBA-së për mandatin e dytë, Donald Trump gjithashtu  u zotua në fjalimin e tij t’i japë fund imigracionit të paligjshëm që nga ‘dita e parë’ e mandatit të tij të ri, duke “mbyllur kufirin”, ndërsa u zotua për të përfunduar ndërtimin e murit kundër emigracionit në kufirin me Meksikën.

“Unë do t’i jap fund krizës së emigracionit të paligjshëm duke mbyllur kufijtë tanë dhe duke përfunduar murin,” siguroi ish-presidenti, duke rishqyrtuar planet e tij madhështore për problemin, i cili u pengua në shumë postblloqe dhe në sallat e gjyqit, gjatë mandatit të tij të parë.

Përveç kësaj, ai premtoi të “shpëtojë” vendin nga administrata “e paaftë dhe e dështuar” e pasuesit të tij demokrat Joe Biden, duke përsëritur teorinë e tij se Amerika është një “komb në rënie”

Përveç kësaj, ai premtoi të “shpëtojë” vendin nga administrata “e paaftë dhe e dështuar” e pasuesit të tij demokrat Joe Biden, duke përsëritur teorinë e tij se Amerika është një “komb në rënie”.

Duke premtuar rifuqizimin e klasës së mesme amerikane, ish-presidenti Trump tha se kjo sidoqoftë nuk mund të arrihet nëse nuk ndalet emigracioni i paligjshëm, të cilin e quajti “pushtimin më të keq të parë në ndonjë vend tjetër të botës”.

“Do ta ndalim dhe do ta ndalim me shpejtësi“, tha ish-presidenti Trump. “Do të rikthejmë plotësisht kufijtë e shenjtë dhe sovranë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë do ta bëjmë që në ditën e parë…. Duam që njerëzit të vijnë në Shtetet e Bashkuara, por duam që ta bëjnë këtë në rrugë të ligjshme“.

Duke përsëritur akuzat se nga shumë vende po vijnë drejt kufijve të Amerikës persona me historik penal, ai u zotua sërish për të bërë operacionin më të madh të deportimit në historinë e Amerikës. Ai iu drejtua Amerikës duke u zotuar “t’i mbajë djemtë dhe vajzat tona të sigurta” dhe përmendi si shembull komentet e kryeministrit hungarez Victor Orban duke vlerësuar fuqinë e administratës Trump.

“Rusia sulmoi Gjeorgjinë nën presidentin Obama. Rusia mori Krimenë nën administratën e tanishme. Rusia tani do të gjithë Ukrainën. Nën presidentin Trump, Rusia nuk mori asgjë“, tha ish-presidenti Trump. Është shndërruar në një planet lufte, tha ai, duke përmendur Izraelin, Ukrainën dhe tërheqjen “shkatërrimtare” nga Afganistani. Kina gjithashtu ka qarkuar Tajvanin dhe anijet dhe nëndetëset bërthamore ruse janë pranë bregdetit të Kubës, tha ai.

“I jap një mesazh të gjithë botës“, tha presidenti Trump. “Duam të na ktheni pen

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *