Rama gati të sjellë emigrantë edhe nga Britania? Mediat e huaja zbardhin detaje: Diskutoi me Keir Starmer për paktin me Italinë

Mediat e huaja zbardhin detaje nga takimi i Ramës me kryeministrin e ri britanik…

Ditën e sotme erdhi një lajm i mirë nga Britania e Madhe, pasi u shfuqizua vendimi për dërgimin e refugjatëve në Ruanda. Padyshim ky vendim prek dhe shumë shqiptarë. Por nga ana tjetër, sot ka qenë në Britani kryeministri Rama, i cili ka pasur një sërë takimesh me në fokus refugjatët.

Rama pati një bisedë me kryeministrin e ri britanik Keir Starmer. Ai vetë nuk dha detaje, por mediat e huaja kanë dhënë sinjale se Rama ka folur me të për refugjatët dhe mbi paktin ne Melonin.

Sipas një zëdhënësi të Downing Street të cilin e citojnë mediat, dy liderët kanë folur për çështjet e sigurisë, por dhe paktin Shqipëri-Itali për refugjatët. Britania duket e interesuar për të ndjekur këtë model.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, diskutoi protokollin e nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia për dosjen e migracionit gjatë një bisede jozyrtare me kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Pallatin Blenheim, Oxfordshire. Sipas një zëdhënësi të Downing Street, të dy udhëheqësit diskutuan “çështjet e sigurisë evropiane, përfshirë emigracionin, në veçanti zgjidhjet novatore si partneriteti Itali-Shqipëri”. Zëdhënësi tha se Starmer dhe Rama “kanë rënë dakord të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona””, raportojnë mediat e huaja.

Në konferencën për shtyp pas takimit kryeministri britanik përmendi marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë e cila është me interes për britanikët, por tha se ne duam ta luftojmë emigracionin në origjinë dhe marrëveshjet pa specifikuar se për çfarë marrëveshje konkretisht vijnë më pas dhe nuk pranoi të flasë se çfarë ka biseduar me liderë të ndryshëm evropianë.

Pyetja që shtrohet është: A po na sjell Rama të tjerë emigrantë? A po negociohet me Britaninë një pazar i ri sipas modelit italian? Mbetet të presim dhe të shohim, por sinjalet janë se diçka është arritur

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *