Moti i fundjavës, kthjellime dhe vranësira

Për këtë fundjavë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në fillim, por nga orët e mesditës e më vonë, do të ketë një shtim të vranësirave, veçanërisht në relievet kodrinore dhe malore.

Vranësirat do të sjellin reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe ndonjëherë me breshër në disa zona. Ndërkohë, era do të fryjë nga veriperëndimi në veri të lindjes me shpejtësi mesatare prej 7 m/sek. Në vijën bregdetare dhe në lugina, era do të arrijë deri në 10-12 m/sek, duke shkaktuar një valëzim të forcës 1-2 ballë në det.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *