VIDEO/ Ja momenti gazmor kur futbollisti italian Ciro Immobile shtiret si i dëmtuar

Ndeshja e mbrëmjes së kaluar mes Italisë dhe Belgjikës dhuroi spektakël dhe kjo ishte realisht ajo çfarë prisnin të gjithë tifozët e të dyja kampeve.

Veç klasit dhe organizimit të të dyja skuadrave, kishte edhe momente gjatë ndeshjes të cilat nuk kanë kaluar pa u komentuar si nga tifozët ashtu edhe nga analistët e futbollit.

Në minutën e 31-të të ndeshjes Ciro Immobile pretendoi për një faull në zonë, situata dukej mjaft serioze por në vijimet e aksionit Barela realizoi një gol fantastik dhe si për çudi, pikërisht në këto momente, futbollisti i ‘dëmtuar’ Immobile çohet sikur nuk kishte ndodhur asgjë, situatë që solli komente në studion e BBC ku prezent ishin legjenda të futbollit anglez si Lineker dhe Alen Shirer.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *