Reagon Kamala Harris: Do ta mundim Trumpin

Zëvendëspresidentja e Amerikës, Kamala Harris, ka reaguar pas dorëheqjes së presidentit Joe Biden nga garat presidenciale për nëntor. Harris, e cila ka fituar mbështetjen e fortë të Bidenit, ka shprehur përkushtimin e saj për të bashkuar kombin amerikan dhe për të fituar garën kundër Donald Trump.

“Do bëj gjithçka të mbaj kombin të bashkuar, të mposhtim Trump”, u shpreh Harris.

Ajo ka falënderuar Bidenin për udhëheqjen dhe shërbimin e tij të jashtëzakonshëm ndaj Amerikës, duke e përshkruar dorëheqjen e tij si një akt vetëmohues dhe patriotik.

Kamala Harris ka shprehur nderin për miratimin e Bidenit dhe ka vazhduar të theksojë ndershmërinë, integritetin dhe dashurinë e tij për vendin dhe popullin amerikan gjatë takimeve të tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *