The Guardian: Biden i dha shansin Amerikës për të luftuar Trumpin

Vendimi i Presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të paeksploruar. Presidenti Biden shprehu mbështetjen për nënpresidenten Kamala Harris si kandidate e Partisë Demokrate. “The Guardian” shkruan se me këtë lëvizje Joe Biden i dha Amerikës shansin për ta luftuar Donald Trumpin.

“Koha e dytë më e mirë është tash. Duke u tërhequr nga gara presidenciale, Bideni vendit ia dha shansin për ta luftuar Trumpin dhe për të shmangur më të keqen e asaj që e djathta ekstreme ka planifikuar për Amerikën. Ka zgjedhur të ruajë perspektivën e fitores demokrate në nëntor – edhe në kurriz të egos së vet, edhe me çmimin e asaj që paraqet poshtërim të thellë personal.

Shumë politikanë – më së shumti vetë Trumpi – e kanë bërë të qartë se nuk ka asgjë që ata vlerësojnë më shumë sesa madhërimi i vetvetes. Bideni ka treguar se ka diçka që ai e vlerëson më shumë se veten. Çfarëdo që mendoni për njeriun Biden, të dielën ai bëri një gjest të ndershëm” thuhet në artikull.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *